Çka është WRIPS

Çka është WRIPS

Në këtë kontekst, presionet klimatike dhe mungesa e kapaciteteve të magazinimit kërkojnë fokus te magazinimi shumëqëllimor (furnizim, ujitje, mbrojtje nga përmbytjet, energji), ndërsa analizat e vjetra duhen përditësuar me të dhëna dhe skenarë socio-ekonomikë të rinj, si edhe me zgjidhje “green-grey”.

Points

WRIPS nuk është thjesht një raport; është instrumenti që kthen strategjitë e ujit dhe planet e menaxhimit të pellgjeve në projekte të matshme, të justifikuara ekonomikisht e të financueshme, me rrezik të ulët mjedisor/social. Ai vendos koherencë ndërmjet planeve ekzistuese dhe përcakton sekuencimin e investimeve për 10–15 vitet e ardhshme. Zbatues i projektit: konsorcium italian SWS Consulting Engineering S.r.l.. dhe ARS Progetti S.P.A. Kohëzgjatja e kontratës: 18 muaj.

Çfarë përfshin WRIPS 1. Vlerësim i resurseve ujore dhe i gjendjes së infrastrukturës, përfshirë modelim hidrologjik dhe ndikimet klimatike. 2. Bilance ujore dhe skenarë sektorialë (furnizim, ujitje, mjedis) me identifikim të pikave kritike. 3. Llogaria Kombëtare e Ujit (Water Accounts) si kornizë integruese për të dhëna, planifikim dhe vendimmarrje.

4. Auditim i masterplaneve ekzistuese (masterplani i viteve ’80 dhe ai i ujitjes 2020), skanim i opsioneve të deponimit të ujit, prioritarizim me modelim hidro-ekonomik dhe paketim projektesh (1 para-fizibilitet për projektin prioritar + PIF për 5 projektet pasuese). 5. SESA dhe përputhshmëri me kërkesat mjedisore e sociale kombëtare dhe ndërkombëtare. 6. Analizë e opsioneve të financimit dhe e kapaciteteve institucionale për operim dhe mirëmbajtje.

Back to group

This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation

Your Priorities on GitHub

Check out the Citizens Foundation website for more information